Gazetari britanik, Tim Judah, njohës i zhvillimeve politike në Ballkan, ka dhënë një version, pse, sipas tij, SHBA-ja me anë të emisarit të saj special, Richard Grenell, dëshiron të arrihet një marrëveshje e shpejtë mes Kosovës e Serbisë
Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, i ka thënë gazetarit se postimi i tij në Twitter është spekulativ.
“Me gjithë respektin Tim, postimi juaj është plot spekulime. Nuk e di kush është burimi juaj, por mund të ju them se është burim i paqëndrueshëm”, i ka replikuar Çitaku, transmeton Gazeta Express.
Korrespondentit të “The Economist” i është kundërpërgjigjur edhe vetë Grenelli.
“Gabim. Nuk po e dini për çfarë po flisni. Askush nuk po provon të lëvizë shpejt dhe nuk ka marrëveshje të madhe. Jeni duke i shpikur gjërat”, ka shkruar emisari special për dialogun Kosovë – Serbi”, i ka shkruar Grenell.
Judah në një nga arsyet pse, sipas tij, po nguten për marrëveshje është fundi i mandatit të presidentit Hashim Thaçi. Sipas tij, meqenëse SHBA-ja po punon intensivisht me Thaçin, kjo mund të ishte një masë mbrojtëse e tij nga Dhomat e Specializuara.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…