BREAKING NEWS

Vodhën shtëpinë e Zidane dhe lojtarëve të Realit e Atleticos, ‘shkatërrohet’ banda e shqiptarëve në Madrid

Katër shqiptarë, anëtarë të një bande janë vënë në pranga pasi janë autorë të një sërë vjedhjesh të shtëpive të yjeve të Realit të Madrid dhe Atleticos. Nga hetimet e kryera janë zbuluar se vjedhjet e shtëpive të trajnerit të “Los Blancos”, Zinedine Zidane, lojtarëve Isco, Casemiro, Morata dhe Vasquez kishin të njëjtët autor, katër shqiptarë, një prej të cilëve i identifikuar si M.Z.

Ky i fundit i arrestuar edhe më parë, konkretisht në vitin 2007 për grabitjen në rezidencën e biznesmenit dhe aktorit spanjoll, José Luis Moreno, e ndërsa nuk dihet ende identiteti i 3 shqiptarëve të tjerë. Mësohet se kjo bandë ishte e përbërë nga 5 persona, por njëri prej tyre dyshohet të jetë larguar nga Spanja, drejt një vendi tjetër Europian. Në sendet e vjedhura, u gjet edhe medalja e Champions-it e lojtarit të Atletico Madrid, Thomas Partey, një sasi e madhe e bizhuterive të vjedhura dhe 10 mijë euro cash.

Duke marrë parasysh se bëhet fjalë për yje të futbollit botëror, shumë kush mund të mendojë se banesat e tyre janë të sigurta, me kamera apo roje të sigurisë, por mesa duket një gjë e tillë nuk i ka penguar aspak shqiptarët. Referuar mediave spanjolle, në disa prej vjedhjeve të ndodhura, futbollistët kanë qenë në shtëpi. Më konkretisht, qershorit e kaluar, banda e shqiptarëve ka vjedhur shtëpinë e futbollistit Alvaro Morata teksa ishte në shtëpi në bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët. Më e “lehtë ka qenë puna” në shtëpinë e trajnerit Zinedine Zidane, ku në të njëjtën ditë, pak minuta më vonë, kanë vjedhur edhe shtëpinë e spanjollit Isco.

Nuk i ka shpëtuar vjedhjes as braziliani Casemiro i Realit të Madrid.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

8 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

18 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

22 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

22 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago