KRYESORE

Von Cramon pas deklaratës së Borrellit: Shkëmbimet territoriale në Evropë janë të rrezikshme

Të rrezikshme për Evropën i ka quajtur raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon shkëmbimet etnike-territoriale, duke shprehur në të njëjtën kohë befasi me qëndrimin e Joseph Borrellit për mospërjashtimin e idesë së ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi.

“Njëmend befasuese. Nuk jam e vetëdijshme rreth ndonjë debati dhe posaçërisht rreth ndonjë qëndrimi të BE-së, sa i përket shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi”, shkruan Von Cramon në “Twitter”, duke kërkuar në të njëjtën kohë “debat në Parlamentin Evropian rreth kufijve, sa më shpejt të jetë e mundur”, transmeton KOHA.

Ajo e ka komentuar në këtë mënyrë statusin e Boris Ruges, zv.kryesues i Konferencës së Munichut dhe diplomat gjerman që ka shërbyer si ambasador në disa vende.

Ruge në postimin e tij është pyetur nëse ky është “qëndrimi i BE-së në raportet Kosovë-Serbi, duke qenë mendjehapur rreth ndryshimit të kufijve”.

“Shtrohet pyetja: A pajtohet me këtë Parlamenti Evropian dhe shtetet anëtare? Si u kthyem në këtë ide të rrezikshme”.

Në një intervistë me katër gazetarë të mediave nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe grupin KOHA, Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka folur për rëndësinë e samitit mes liderëve të BE-së dhe vendeve të rajonit që zhvillohet nesër përmes video-lidhjes. Ai, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, nuk e ka përjashtuar as idenë e ndryshimit të kufijve të Kosovës nëse për një gjë të tillë do të merreshin vesh Kosova dhe Serbia. Ai ka thënë se. nëse palët merren vesh, “BE nuk mund të jetë me katolik sesa Papa”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Putin pranon goditjen ekonomike nga sulmet ukrainase, paralajmëron kundërpërgjigje më të ashpër

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…

5 orë ago
  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

12 orë ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

17 orë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

19 orë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

1 ditë ago
  • KRYESORE

NATO-ja planifikon zvogëlim të pranisë në Kosovë sepse është përmirësuar situata e sigurisë

Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…

2 ditë ago