POLITIKE

Von Cramon: Vuçiqi një auokrat! E paligjshme hyrja e forcave serbe në Kosovë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se është e paligjshme që forcat serbe të hyjnë brenda territorit të Kosovës, t’i lidhin tre policët kufitarë si kriminelë lufte dhe t’i dërgojnë ata në Beograd, ku sipas saj, edhe i kanë arrestuar.

Von Cramon ka thënë se trajtimi ndaj tre policëve kosovarë është i tepruar dhe i papërshtatshëm.

Sipas saj, ky aksion është ndërmarrë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për ta larguar vëmendjen nga problemet e brendshme të Serbisë.

“Çfarë bëjnë autokratët kur janë nën presion brenda vendit? Ata kërkojnë mënyra dhe mjete për të larguar vëmendjen nga problemet në shtëpi. Një rast klasik i kësaj duket të jetë incidenti i djeshëm në zonën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. Protestat e rrugës vendase të Vuçiqit në Beograd duket se janë një nga arsyet kryesore të trajtimit krejtësisht të tepruar dhe të papërshtatshëm të tre rojeve kufitare nga Kosova. Sipas informacioneve në dispozicion, zyrtarët e Policisë Kufitare të Kosovës nuk kanë lëvizur me veturat e tyre, por me sa duket në këmbë në korridorin 1000 metra deri në kufirin serb. Edhe nëse ky operacion do të paralajmërohej, është e paligjshme të hysh në territorin e Kosovës me forcat speciale të policisë serbe dhe të lidhësh policët si kriminelë lufte, t’i çosh në Beograd dhe t’i arrestosh ata atje”, ka shkruar Von Cramon në Tëitter.

Sipas saj, nëse Serbia dëshiron të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, duhet ta ndjekë sundimin e ligjit, t’i respektojë marrëveshjet dhe t’i lirojë policët kosovarë sa më shpejt.

Ajo ka shtuar se duhet të hiqet edhe ndalimi i importit të mallrave serbe i vendosur nga Kosova.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

3 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

13 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

18 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago