POLITIKE

“Votim familjar dhe manipulim në disa zona”, shqetësimet e OSBE ODIHR për zgjedhjet e 14 majit

Votim familjar dhe manipulim në disa zona zgjedhore janë të tjera shqetësime që përmedi kryevëzhguesja e OSBE ODIHR, Audrey Glover, në konferencën e parë për media, ndërsa përdorimi i shpeshtë nga media i materialeve të prodhuara nga partitë cenoi mbulimin e qartë dhe të kuptueshëm të fushatës.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizoi punën e vet në mënyrë transparente dhe efikase. Por stabiliteti i komisionerëve të niveleve më të ulëta u cenua negativisht nga zëvendësimet e shpeshta nga partitë politike. Ligjet për mbulimin politik të fushatës favorizojnë fort partitë kryesore dhe përdorimi i shpeshtë nga media i materialeve të prodhuara nga partitë cenoi mbulimin e qartë dhe të kuptueshëm të fushatës. Dita e zgjedhjeve ishte përgjithësisht e qetë, por u cenua negativisht nga raste të shumta ndërhyrjesh në proces nga palët, si dhe nga probleme teknike dhe proceduriale, raste të përhapura votimi në grup dhe probleme me fshehtësinë e votës. Vumë re disa raste votimi familjar. Pati raste në disa qendra votimi ku individë u ndihmuan në mënyrë që të votonin pasi nuk i njihnin procedurat”.

Sa i përket manipulimit Glover thekson se pranë qendrave të votimit u vunë re njerëz të dyshimtë.

“Pati raste të forta dhe zona ku ishte mëse qartë se kishte manipulim në një formë të caktuar apo një tjetër. Vumë re njerëz që rrinin pranë qendrave të votimit, pa pasur punë konkrete për të ushtruar. Ishin deri diku të dyshimtë. Ishim gjithashtu të vetëdijshëm se ka pasur më herët raste që njerëzve u kërkohej të votonin në një mënyrë të caktuar. Pati incidente të ndryshme, në lidhje me njerëz që duket se detyroheshin të votonin në një mënyrë të caktuar, ndërsa autoritetet në disa raste u përpoqën ta parandalojnë këtë, ndërsa në raste të tjera ndihmuan që kjo të ndodhte. Ka disa incidente të tilla”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

2 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

7 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

21 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

22 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago