LAJME

Vrasja e 41-vjeçarit për vendin e parkimit në Sarandë, arrestohen 2 vëllezërit nga Laçi dhe punëdhënësi që tentoi të fshihte ngjarjen

Ka shkuar në 3 numri i të arrestuarve në Sarandë pas vrasjes së Klodian Bakiut as sherrit për parkingun. Në pranga kanë rënë autorët vëllezër Xhanelo Taraj e Xhoi Taraj dhe punëdhënësi i tyre shtetasi Genci Ahmeti, i cili tentoi të fshihte ngjarjen. 41-vjeçari Klodian Bakiaj nga Tepelena mbeti i vrarë me thikë në zemër.

Autori është identifikuar si 20-vjeçari Xhanelo Tarja, 24 vjeç, banues në Laç. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30, në lagjen Nr.1 të qytetit. Klodian Bakiaj, i cili mbeti i vdekur pasi mori dy goditje me thikë në kraharor, kishte parkuar para restorantit ku Xhanelo Tarja punonte si kamarier në restorant dhe nisi të debatonte me viktimën për lirimin e vendit të parkimit.

Pas konfliktit ai e goditi dy herë me thikë. Menjëherë pas ngjarjes, 24-vjeçari u largua, por u gjet i fshehur disa orë më vonë në garazhin e dy pallateve, larg vendit të ngjarjes. Bashkë me të u arrestua edhe vëllai i tij pasi akuzohet si bashkëpunëtor në ngjarje. Klodian Bakiaj u transportua në spital, por burime bënë me dije se 41-vjeçari mbërriti i vdekur për shkak të plagëve të marra në zemër.

Njoftimi i policisë

Goditën me thikë 41-vjeçarin, i cili ndërroi jetë në spital, si pasojë e dëmtimeve të marra, Policia vë në pranga 2 autorët e dyshuar. Në pranga dhe punëdhënësi i 2 autorëve të dyshuar, pasi tentoi të fshihte ngjarjen.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, me marrjen e njoftimit për ngjarjen e ndodhur në lagjen nr.1, Sarandë, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Si rezultat i reagimit në kohë dhe i veprimeve të shpejta hetimore në vendngjarje, u bë e mundur identifikimi i autorëve të dyshuar.

Falë ndjekjes së pandërprerë të autorëve të dyshuar, pas disa orësh kërkimesh, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan 2 autorët e dyshuar, shtetasit:

-Xh. T., 24 vjeç dhe Xh. T., 18 vjeç (vëllezër), të dy banues Laç dhe të punësuar përkohësisht në Sarandë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Këta 2 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Lefter Kalo”, në lagjen nr.1, Sarandë, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, për një vend parkimi në afërsi të hotelit, ku ishin të punësuar vëllezërit, kanë goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin K. B., 41 vjeç, banues në Tepelenë, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ndërroi jetë në spitalin e Sarandës.

Gjithashtu, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. A., 41 vjeç, administrator i hotelit ku ishin të punësuar 2 autorët e dyshuar, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi nuk ka pranuar të tregojë rrethanat e kësaj ngjarjeje për krimin e kryer nga punëtorët e tij, si dhe ka kryer veprime për fshehjen e provave në lidhje me këtë ngjarje.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

2 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

15 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

17 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

1 ditë ago