FOTO&VIDEO

Vrasja e biznesmenit në Fier, makina e atentatorëve me targë të Kosovës, po hetohet nëse është e vërtetë apo false

Zbardhen të tjera detaje nga ekzekutimi mafioz i biznesmenit Demir Backa në Fier. Makina e gjetur e djegur me të cilën dyshohet se u krye atentati ndaj tij mbrëmjen e të shtunës, 23 tetor, ishte me targa të Kosovës.

Po verifikohet nëse jane reale apo false dhe nëse jane reale kur ka hyrë ky automjet në Shqipëri dhe në pronësi të kujt është.

Gjithashtu po punohet për të zbuluar numrin personave të përfshirë në këtë atentat, nëse dy atentatorët kanë pasur ndihmës në kryerjen e krimit.

57-vjeçari është qëlluar me breshëri kallashnikovi brenda automjetit të tij tij “Audi” teksa ishte duke parkuar pranë ish-QTU, një zonë mjaft e populluar.

Demir Backa u dërgua me urgjencë në spitalin e Fierit por pak më shumë se një orë pas ngjarjes ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.

U ekzekutua me breshëri kallashnikovi, Demir Backa, i afërm i ish-anëtarit të Bandës së Fierit
Pasi kanë shkrepur të paktën 16 plumba drejt objektivit të tyre, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa siç ndodh zakonisht në vendin tonë pak minuta më vonë ata dogjën makinën e krimit në dalje të by pass-it, për të zhdukur çdo provë.

Dyshohet se në atentat kanë kanë qenë dy persona të cilët kanë hapur zjarr nga një automjet tip “Mercedes Benz”.

Në vendin ku u dogj makina e autorëve, policia gjeti 2 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur për krimin, një kallashnikov dhe një pistoletë, të cilat janë çuar në laborator për ekzaminim.

Demir Backa ishte emër i njohur në Fier, pasi ai rezulton pronar i bar “Piazza” dhe zotëronte edhe një hotel në Sarandë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

8 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

18 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

22 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

22 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago