LAJME

Vrasja e numrit 2 të Hamasit, lideri i Hezbollaut kërcënon Izraelin: Kush hyn në luftë me ne do të pendohet

Vdekja e numrit dy të Hamasit, Saleh al-Arouri nuk do të mbetet e pandëshkuar. Ky ishte mesazhi që lideri i Hezbollaut libanez, Hasan Nasrallah, i dërgoi izraelit 24 orë pasi ushtria e Tel Avivit goditi disa baza në Bejrut, për të eliminuar “trurin” e operacioneve ushtarake të milicisë palestineze.

Izraeli nuk e ka pranuar të jetë përgjegjës, por SHBA ka konfirmuar se aleatët e tyre qëndrojnë pas sulmit me dronë që ndodhi të martën.

Nasrallah e përshkroi vdekjen e Arourit si një “krim të madh dhe të rrezikshëm për të cilin nuk mund të heshtet” dhe e konsideroi çdo vrasje në Liban si një vijë të kuqe.

“Ne nuk kemi frikë nga lufta”, tha Nasrallah në një fjalim televiziv duke shtuar se nëse Izraeli provokon luftë në Liban “nuk do të ketë më barriera e as rregulla” për përgjigjen e Hezbollahut.

“Ata që mendojnë të shkojnë në luftë me ne do të pendohen. Lufta me ne do të ketë një kosto shumë të lartë”, tha Nasrallah.

Më tej ai shtoi se tre muaj pas fillimit të operacioneve ushtarake në Rripin e Gazës, Izraeli nuk ka regjistruar ndonjë sukses strategjik.

“Mbrëmë, ata u përpoqën të paraqesin një imazh të fitores, me vrasjen e pabesë të Sheikh Saleh al-Aruri. Por a po e shohim këtë në Gaza?”, tha lideri i Hezbollahut duke vënë në pikëpyetje forcën e Tel Avivit.

Ai bëri homazhe edhe për dhjetëra viktimat e bombardimeve të dyfishta në qytetin iranian të Kermanit, pranë varrit të gjeneralit Qassem Soleimani.

Duke iu referuar viktimave të sulmeve izraelite dhe amerikane në Palestinë, Liban, Irak dhe Jemen, ai tha: “Gjaku juaj, sakrificat tuaja dhe ajo që keni kaluar nuk do të shkojnë dëm dhe do të çojnë në zhvillime pozitive në rajonin e gjerë të Lindjes së Mesme”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

5 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

6 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

16 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago