Serbia e ka shpallur ditë zie kombëtare të mërkurën e 27 shtatorit.Në seancën e sotme të jashtëzakonshme, Qeveria e Republikës së Serbisë shpalli ditë zie të mërkurën, me rastin e vdekjes së katër serbëve të dyshuar për vepra terroriste në Kosovë.
Siç thuhet në njoftimin e qeverisë serbe, kërkohet nga të gjitha mediat dhe organizatorët e ngjarjeve publike “që programin e tyre ta përshtatin me Ditën e Zisë të mërkurën, më 27 shtator, dhe në këtë mënyrë t’i bëjnë respekt viktimave në Kosovë”.
Edhe Lista Serbe, parti politike serbe në Kosovë, ka shpallur ditë zie në komunat e banuara me shumicë serbe.
“Në zonat me shumicë serbe në Kosovë, 26, 27 dhe 28 shtator janë shpallur ditë zie për vdekjen e bashkëqytetarëve tanë në një ngjarje tragjike në Banjskë të komunës së Zveçanit”, ka kumtuar sot Lista Serbe.
Në kumtesë pretendohet se do të anulohen të gjitha ngjarjet argëtuese të organizuara nga “organet dhe institucionet e vetëqeverisjes lokale” në komunat me shumicë serbe në Kosovë.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…