Gjykata e Apelit në Tiranë ka dënuar me burgim të përjetshëm Aleksandër Përdodën, për vrasjen e Rapsodi Kol Murrani dhe miku i tij Preng Simoni.
Rapsodi dhe miku i tij u gjeten të vrarë me armë zjarri më 27 prill të vitit 2020, pranë shtëpive të tyre të vjetra në fshatin Lalm i Vjetër, të Njësisë Administrative të Kolshit.
Ata kishin shkuar në vendlindje që prej orëve të mëngjesit të asaj dite dhe humbën kontaktet me familjarët.
Sipas gjykatës ata u ekzekutuan nga Aleksandër Përdoda për shkak të një konflikti pronësie.
“Deklarimin e pafajshëm të pandehurit A.L, për vepren penale të parashikuar nga neni 300 të Kodit Penal. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.P, për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 79/dh-25 të Kodit Penal, në bazë të kësaj dispozite e dënon me burgim të përjetshëm.
Deklarimin fajtor të të pandehurit A.P, për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 278/1 të Kodit Penal, në bazë të kësaj dispozite e dënon me 6 vite burgim. Në bashkim të dënime, në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, i pandehuri A.P dënohet me burgim të përjetshëm”, thuhet në vendimin e gjykatës
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…