FOTO&VIDEO

“Vrasja ndodhi shumë shpejt..!”/ Flasin banorët afër shtëpisë së Astritit

Po bëhen pesë orë prej kur kanë filluar hetimet në vendin e ngjarjes të vrasjes së dyfishtë.

Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj mbetën të vrarë pas gjuajtjes me armë zjarri në Pejë.

Deri më tani është ekzaminuar një nga tri veturat të cilat janë në zonën ku po kryhen hetimet nga të shumtë hetues policor.

Pranë vendit ku ka ndodhur kjo tragjedi në një lokal janë siguruar edhe pamjet e kamerave.

Tani do të vijohet me ekzaminime të njërës veturë të të vrarëve dhe veturës së vëllait të Astritit, Avniut. Ky i fundit është plagosur, ndërkohë që pas trajtimeve është në mbajtje. Dy anët e rrugës pranë shkollës “Ali Hadri” janë të bllokuara me shiritat policorë.

KP ka biseduar me banorë afër shtëpisë së Astritit, ku kanë treguar se kjo vrasje ndodhi shumë shpejt. Ata kanë dëgjuar shkrepje të armëve, ku më pas kanë parë edhe dy të vrarët të shtrirë në tokë. Të njëjtit nuk kanë pranuar të flasin para kamerës, për shkak të lidhjeve që kishin me familjen e Astritit.

Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj ishin nga Partia Demokratike e Kosovës. Ademaj ishte kandidat për kryetar të Pejës, ndërsa Kadrijaj, ish-kandidat për kryetar të Deçanit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

4 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

14 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

18 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

18 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago