Pasditen e të mërkurës, qyteti i Klinës është tronditur nga një ngjarje e rëndë. Dy të rinjë mbetën të vrarë pasi u gjuajtën me armë zjarri nga një person tjetër, për motive akoma të panjohura, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali ka raportuar ekskluzivisht se viktimat e këtij rasti janë Albison Shlivova dhe Rexhep Shlivova, të cilët janë kushërinjë, ndërkaq dorasi dyshohet të jetë 19-vjeçari, Jon Hoti.
Siç ka mësuar Sinjali, i dyshuari për këtë vrasje, Jon Hoti, është djali i ish-kandidatit të LDK-së për kryetar të Klinës, Besim Hotit.
Ai është arrestuar nga Policia dhe është duke u intervistuar në lidhje me rastin.
Gjatë ditës, Sinjali ka raportuar në vazhdimësi për vrasjen e dyfishtë.
Fillimisht u raportua se nga të shtënat më armë një person ka mbetur i vdekur dhe një i një tjetër i plagosur, i cili ishte dërguar në emergjencën e Spitalit të Pejës.
“Rreth ores 17:15 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal sipas informatave të para një person është pa shenja jete vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa një person tjetër është dërguar në emergjencë”, kishte thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Por, personi që mbeti i plagosur, nuk kishte arritur t’iu mbijetonte plagëve të marra nga arma e zjarrit dhe për pasojë kishte ndërruar jetë në emergjencën e Spitalit të Pejës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ekipet e emergjencës dhe po ashtu personat kompententë nga Prokuroria Themelore e Pejës.
Ndërkaq, pak minuta më vonë në vendin e ngjarjes ka arritur edhe ekipi nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Në lidhje me rastin është deklaruar edhe prokurorja Sahide Gashi.
“Rast tragjik që ka marrë jetën e dy personave të ri, jemi në vazhdimësi të mbledhjes së provave, ekzaminimit të vendit të ngjarjes. Trupat e pajetë është urdhëru që të dërgohen për autopsi në IML në Prishtinë. I dyshuari edhe ai i moshës së re është arritur të arrestohet falë punës së shpejtë të policisë”, ka thënë ajo nga vendi i ngjarjes.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…