Vrasja tragjike e 20-vjeçares nga bashkëshorti i saj në një lagje të Athinës (11 maj) tronditi jo vetëm Greqinë, por mbarë botën.
Mediet greke se fundmi kanë publikuar rrëfimin e nënës së Babis Anagnostopoulos, 33-vjeçarit që vrau bashkëshorten në prani të fëmijës 1 vjeç.
Nëna e Babis “theu” heshtjen për herë të parë duke folur për televizionin grek “Star”.
Ajo refuzoi të flasë për djalin e saj, i cili ndodhet në burgun e Korydalos. Sidoqoftë, ajo tha se flet shpesh me të birin për ti treguar se si është Lydia e vogël (mbesa).
Dy gjyshet e Lydias mbajnë një marrëdhënie të mirë me njëra -tjetrën, për të mirën e mbesës së vogël.
“Ne e takojmë mbesën 5 ditë në muaj. Të dy familjet kemi respekt midis nesh”, thotë nëna e vrasësit, Babis Anagnostopoulos.
“Nënës dhe vajzës sonë të dashur”, shkruhet në mbishkrimin e varrit të 20-vjeçares Karolain. Prindërit e saj vendosën të hiqnin fjalën “bashkëshorte” nga varri i Karolain, pasi nuk donin që njeriu që, vrau vajzën e tyre të figuronte në varrin e të bijës.
Nëna e 33-vjeçarit tha se nuk ishnte në dijeni për këtë zhvillim. “Nuk e di, nuk kam asgjë për të thënë,” tha ajo.
Muajt e fundit, Lydia e vogël ndodhet nën kujdesin e nënës së Karoalain, Susan.
Prindërit e vajzës fatkeqe tani i kanë kushtuar jetën e tyre rritjes së mbesës pas vendimit të prokurorisë për t’i dhënë atyre kujdestarinë e përkohshme të mbesës jetime.
Vendimi përfundimtar për kujdestarinë pritet të merret brenda muajit shtator.