Një vrasje e mirëorganizuar është shënuar sot (15 dhjetor 2023) brenda burgut të sigurisë së lartë të Peqinit. Sokol Mjacaj, i cili vuan dënimin me burg përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë, 8 vjet më parë, ka vrarë Arben Lleshin ndërsa ka mbetur i plagosur dhe Indrit Shaqja. Edhe këta dy të fundit janë persona të dënuar me burg përjetë.
Report Tv zbardh detaje nga dinamika e vrasjes. Sokol Mjacaj ka dalë nga qelia e vetë, ka shkuar tek dritarja e qelisë së Arben Lleshit dhe Indrit Shaqjat dhe ka qëlluar ndaj të dyve. Ai përdori një pistoletë të futur brenda burgut, me të cilën qëlloi tri herë nga dritarja e qelisë së Lleshit, që u prek nga një plumb në qafë dhe një në gjoks e më pas humbi jetën në spital. I plagosur mbeti edhe shoku i qelisë, i dënuari tjetër Indrit Shaqja, i cili u prek nga një plumb në mënyrë aksidentale.
Autori i ngjarjes së rëndë, Sokol Mjacaj, është neutralizuar rreth një orë pas ngjarjes së rëndë. Pas të shtënave me armë ai u izolua në një ambient të burgut ku ka kërcënuar se do vriste persona të tjerë me armën që kishte në dorë nëse nu ki garantohej jeta. Drejt burgut të Peqinit shkuan forca shtesë të policisë së burgjeve, efektiva të rendit dhe forcat speciale RENEA. Autori i vrasjes negocioi me drejtorin e burgut te Peqinit dhe drejtorin e përgjithshëm admir Abrija që mbërriti në vendin e ngjarjes. Pas negociatave me ta, Mjacaj hodhi armën dhe me një palë pranga lidhi veten në kangjellat e qelisë dhe priti arrestimin.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…