Mustafë Hajrizi, babai i Artan e Faton Hajrizit ka thënë se Artan Hajrizi nuk ndodhet në Kosovë por është në GjermaniNë një deklaratë Nacionalen, ai ka thënë se Faton Hajrazi ka marrë pasaportën e vëllait të tij, Artanit, e cila nga autoritet serbe po pretendohet se është gjetur në Loznicë të Serbisë, ku u vra një polic serb.
“Fatoni i ka bërë ato punë, pasaportën e tij (Artanit) ia ka marrë, u shku në Gjermani atje ia ka marrë. Unë jam babai i tij.” – ka thënë ai fillimisht.
Pyetur nga Nacionale se si është marrë kjo pasaportë, Mustafë Hajrizi deklaron se nuk kanë informacione rreth kësaj.
“Jo, jo. Qysh u shku nuk kemi informata, ia ka vjedh, se di hiç cka ka bërë, pasaportën e tij e ka pasë.”Tutje, ai është shprehur se i biri, Artani, është në Gjermani duke punuar.
“Artani në Gjermani, t’u punu është që tetë vjet. Po po (kemi folë me të).” – tha ai.
Ai është pyetur edhe nëse ka qenë në dijeni se me kë ishte në veturë Faton Hajrizi, ku ai u përgjigj:
“Jo jo nuk di kurgjo, ai u kanë t’u punu atje, nuk kanë pushim as kerkun”.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…