Identifikohet vrasësi i dy vëllezërve në Krujë, pas krimit u arratis me makinën luksoze

UPDATE: Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së dy vëllezërve në Gramëz të Krujës. Burime nga policia bëjnë me dije se autori i dyshuar është shtetasi Roland Pula, 32 vjeç nga Kruja.

Policia ka gjetur po ashtu edhe makinën e autorit të dyshuar. Automjeti u gjet te pompat e ujit në Gramëz. Mësohet se forcat e Policisë së Krujës, DVP Durrës, FNSH e Renea janë në ndjekje të autorit.

Ndërkaq, blutë sqarojnë se dy dronë që filmojnë dhe në erresirë po kontrollojnë zonën. Nga të dhënat e deritanishme, dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur për një konflikt të vjetër.

Vriten dy vëllezër me armë zjarri në Krujë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gramëz. Policia bë me dije se në rrethana ende të paqarta janë plagosur më armë zjarri Gramoz dhe Xhentil Bardhi, përkatësisht 34 dhe 24 vjeç, të cilët janë dërguar në spital por rrugës kanë ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca policie nga Durrësi si dhe FNSH e Tiranës, ndërsa po bëjnë krehjen e zonës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.06.2020, rreth orës 22:25, në fshatin Gramëz, Krujë, në rrethana ende të paqarta janë plagosur më armë zjarri shtetasit G.B., 34 vjeç, dhe Xh.B., 24 vjeç, (vëllezër), të cilët janë dërguar në spital por rrugës kanë ndërruar jetë

Në ndihmë të Komisariatit të Policisë Krujë kanë shkuar dhe forca të DVP Durrës dhe FNSH e Tiranës ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.

Menjëherë është ngritur Grupi hetimor dhë në ndihmë të tyre janë nisur dhe Specialistët e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Krujë po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.