Rosolino Celesia, një futbollist i ri italian është vrarë me armë zjarri në ambientet e një klubi nate në Palermo.
22-vjeçari u konfliktua me disa persona në ambientet e tualetit të klubit të natës. Debati agravoi në përdorimin e armës së zjarrit, ku 22-vjeçari u plagos dhe ndërroi jetë më pas në spital.
Celesia ëndërronte Serinë A, por në moshën 20-vjeçare vendosi të varte këpucët në gozhdë pas shumë viteve në shkollat e futbollit. I lindur në Palermo në vitin 2001, ai filloi të luante futboll në shkollën e kampionit Totò Schillaci, më pas veshi fanellën e Trapanit , Torinos dhe Palermos , gjithmonë në ekipet e të rinjve.
Pas dy vitesh te Trapani si sulmues, Celesia ishte kontaktuar nga Torino, e cili e bëri pjesë të ekipit U-17.
Ai pranoi ofertën e ekipit të Torinos, por më pas ishte kthyer në Palermo, ku për një periudhë kohe kishte luajtur si futbollist i “huazuar”. Në Serinë D ai kishte luajtur gjithashtu për Marsala dhe Troina dhe më pas vendosi të braktiste plotësisht sportin.
Rosolino Celesia ishte djali i Gianni Celesia, ish-këshilltar i distriktit të gjashtë komunal të Palermos dhe këngëtar neo-melodik i njohur në lagjen Cep, ku jetonin të dy. Gianni Celesia është gjithashtu i njohur në të gjithë qytetin për shfaqjet e tij në sheshe dhe në televizione.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…