LAJME

Vritet në dushin e burgut reperi amerikan

Reperi amerikan MoneySign Suede u gjet i vdekur në dushin e një burgu në SHBA, ngjarje për të cilën hetuesit kanë nisur hetimet për vrasje me dashje.

Sipas TMZ, reperi nga Los Anxhelosi ishte dërguar në burgun e Soledad në Kaliforni teksa priste vendimin përfundimtar të gjykatës për dy akuza për armëmbajtje.

Zyrtarët e burgut thanë se reperi, emri i të cilit është Jaime Brugada Valdez, u shpall i zhdukur fillimisht të martën në mbrëmje pasi, gjatë numërimit të të burgosurve, nuk u shfaq në rresht. Burimet thanë për TMZ se më pas trupi i tij u gjet në një zonë tjetër të burgut, por përpjekjet e mjekëve për ta mbajtur në jetë ishin të kota. Që prej vdekjes së tij, autoritetet kanë vendosur të kufizojnë lëvizjet e të burgosurve.

Në një intervistë për “Los Angeles Times”, avokati i MoneySign Suede, Nicholas Rosenberg, deklaroi se i kishin thënë zyrtarisht që klienti i tij ishte goditur me thikë në dush. Ndërsa një tjetër i burgosur tha për të njëjtën gazetë në kushte anonimati se reperi ishte gjetur në një zonë të burgut ku qëndronin të burgosurit e zakonshëm. Ai gjithashtu tha se kjo ishte e pazakontë, pasi personazhet publikë zakonisht qëndrojnë në hapësirë të veçanta për arsye sigurie. Por duke qenë se MoneySign Suede ishte në hapat e parë të karrierës, nuk dihet nëse është vlerësuar se meritonte këtë privilegj.

Reperi ishte dënuar me 32 muaj burg për një akuzë në lidhje me armët dhe po priste vendimin për një tjetër akuzë të ngjashme. Ai ishte dorëzuar në polici dhjetorin e kaluar dhe shpresonte të dënohej përfundimisht me 2 vite burg.

MoneySign Suede u fut në listën e reperëve më në zë në vitin 2021 kur nënshkroi me shtëpinë diskografike “Atlantic records”. Albumi i tij i fundit ishte publikuar në shtator 2022.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

“Shqipëria, Kosova dhe Kroacia do na sulmojnë”/ Milanoviç: Kujdes me deklaratat! Vuçiç: Nuk më dikton çfarë them

Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ky është pronari i “My Place” që po kërkohet për vrasjen e rëndë në Gjakovë

Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…

3 orë ago
  • POLITIKE

Integrimi i arsimit dhe shëndetësisë serbe në sistemin e Kosovës, Kurti: Do të veprojë në koordinim të ngushtë me Sorensenin

Kryeministri Albin Kurti e përmendi çështjen e integrimit të sistemit shëndetësor dhe arsimit në kornizën…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjakovë: Dyshohet se pronari i lokalit vrau një klient në Çarshinë e Vjetër

Gjakova është tronditur nga një vrasje që ka ndodhur sot në orët e herëshme të…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ekspertja: Nafta e ngarkuar me 7 taksa në Shqipëri

Zana Guxholli, e ftuar në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, deklaroi se me nafta…

4 orë ago
  • KRYESORE

Vrasje e rëndë në Gjakovë: Një i vrarë dhe një i plagosur, në kërkim pronari i lokalit “My Place”

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm Gjakovën, ku si pasojë e të…

4 orë ago