Luftimet mes Izraelit dhe Gazës vijojnë në ditën e katërt të luftës me breshëri raketash. Gazeta izraelite Haaretz raporton se bastisjet izraelite në Gaza goditën shtëpinë e komandantit ushtarak të Hamasit, Mohammed Deif në Khan Younis, duke vrarë babanë, vëllain, fëmijët dhe të afërm të tjerë.
Ushtria izraelite thotë se rreth 300,000 ushtarë janë aktualisht të stacionuar pranë Rripit të Gazës për luftën kundër Hamasit.
“Ajo që po bëjmë në këto zona afër Rripit është se kemi dërguar dhe dislokuar këmbësorinë tonë, ushtarët tanë, trupat tona të artilerisë dhe shumë ushtarë të tjerë rezervë, gjithsej 300,000”, shpjegoi zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) Jonathan Conricus.