Pas sanksioneve të reja të Shteteve të Bashkuara kundër sektorit të naftës të Rusisë, Gazprom Neft do t’i jepet 45 ditë afat për t’u larguar nga pronësia e kompanisë serbe të naftës NIS, deklaroi të premten presidenti serb Aleksandar Vuçiç.
Shumica e NIS është në pronësi të Gazprom Neft, e cila mban 50 për qind të aksioneve dhe Gazprom, e cila ruan 6.15 për qind të aksioneve, raporton Reuters.
Administrata Biden të premten vendosi paketën e saj më të gjerë të sanksioneve që synojnë të ardhurat e naftës dhe gazit të Rusisë në një përpjekje për t’i dhënë Kievit dhe administratës së ardhshme të Donald Trump, levat për të arritur një marrëveshje për paqen në Ukrainë.
“Ata kërkojnë nga ne një dalje të plotë të rusëve nga NIS, largim, jo pakësim”, tha Vuçiç.
Ai tha se Serbisë do t’i jepet një afat deri më 10 mars për të mbyllur marrëveshjen me rusët.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…