Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic po thotë se ai po detyrohet të lufton sa më shumë për Kosovën pasi u nderuar me ‘Urdhri i Shën Savës’ nga Patriarku i Kishës Ortodokse serb Irinej.
Vucic i ngazëllyer me këtë nderim ka thënë se kjo e detyron atë të bëjë më shumë dhe të luftojë më shumë për Serbinë dhe unitetin e saj.
Ai po thotë se do të lufton më shumë për Kosovën, do të mbështes popullin serbë në Mal të Zi dhe kudo që jetojnë ata.
“Të luftoj për Kosovën, si dhe të mbështes popullin tonë në perëndim të Drinës dhe Danubit, por edhe në Mal të Zi dhe kudo ku ata jetojnë. Pas kësaj, unë do të qëndroj dhe do të bëhem kalimtar dhe i përkohshëm, me shpresën që serbët të bëhen një dhe se e vërteta do ta mposhtë gënjeshtrën”, tha Vucic.
Urdhri i Shën Savës i cili i’u dha Vucicit është i shkallës së parë është njohja më e lartë e Kishës Ortodokse Serbe, e cila dallon personat shpirtërorë dhe laikë për merita të veçanta për kishën, në fushat shpirtërore, arsimore dhe humanitare.