Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, në një konferencë për media pas takimit më këshillin e sigurisë ka bërë të ditur për atë se çfarë kanë diskutuar brenda. Kreu i shtetit serb ka thënë se të premten mbrëma ka pasur një bisedë me këshilltarët e Macron dhe Scholz dhe se një bisedë e tillë s’ka qenë e lehtë.
Vuçiç gjithashtu ka treguar se ka marrë nga dy këshilltarët një propozim për një kornizë krejtësisht të re për bisedimet në Bruksel, e cila siç ka thënë ai duhet të çojë tek zgjidhja përfundimtare me Republikën e Kosovës, raporton N1, trasnmeton Express.
Vuçiç ka treguar se mesazhi i ndërkombëtarëve ka qenë që në situata kur ka një luftë që po zhvillohet në Evropë, nuk ka nevojë për një tjetër konflikt të ri, derisa i kanë treguar se ka nevojë për një zgjidhje sa më shpejtë.
Biseda nuk ishte aspak e lehtë dhe në thelb mund të them disa gjera. Përfaqësuesit e shteteve më të fuqishme evropiane, të cilët theksuan se kanë mbështetjen e SHBA-së dhe Turqisë për këtë, besojnë se në kushtet kur ka një luftë në Evropë, nuk ka nevojë për konflikte të reja dhe se është e nevojshme të arrihet zgjidhja më e shpejtë e mundshme”, ka thënë Vuçiç.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…