KRYESORE

Vuçiç mbron “Ballkanin e Hapur” dhe sulmon BE: Mendojnë se janë perëndi! Mesazh nga Rama në panair

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u ndal sot në Panairin e Dytë Ndërkombëtar të Verës, “Wine Vision of the Open Balkans”, që zhvillohet në Beograd. Në ceremoninë hapëse ai shoqërohej nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviç, por ndryshe nga një vit më parë mungonte kryeministri shqiptar Edi Rama.

Megjithatë Rama i është drejtuar të pranishmëve në Panair përmes një video-mesazhi ku shprehej: “Do të doja të kisha qenë me ju. Dëshiroj të përshëndes Presidentin e Malit të Zi në këtë nismë tonën”.

Sa i përket Vuçiç, ai nuk kishte se si të linte mënjanë diskursin politik dhe u ndal te “Ballkani i Hapur” duke vlerësuar nismën e përbashkët, pavarësisht se Ballkani Perëndimor është rikthyer edhe njëherë te procesi i Samitit të Berlinit.

Sipas tij “Ballkani i Hapur” ishte mënyra që vendet e rajonit zgjodhën për të shprehur shpirtin e tyre liridashës dhe dëshirën për të marrë vetë vendime të rëndësishme.

Udhëheqësit mund të thonë gjithmonë çfarë të duan. Presionet nga jashtë janë të panumërta, nga ata që duan të sundojnë Ballkanin. Jam krenar që Serbia gjithmonë do që popujt ballkanikë ta menaxhojnë vetë fatin e tyre, se ata i kanë duart në timon dhe jo dikush tjetër. Çfarëdo që të vendosin të tjerët, është një ide historike që askush nuk do të jetë në gjendje ta thyejë dhe ta mposhtë. Në fund, kjo ide do të fitojë. A do të jetë vitin tjetër, në dy, pesë, 30… nuk ka rëndësi. Ajo që bëmë do të shkruhet në histori. Kur të shpjegojnë se nuk duhet ta bësh këtë, nuk e kuptojnë se sa po fyejnë shpirtin liridashës të të gjithë popujve të Ballkanit, që duan vetëm të jenë të tyret dhe asgjë më shumë. Dikush tjetër nuk duhet të vendos për ta se çfarë është e mirë dhe çfarë nuk është e mirë që nuk duhet të bësh”, tha presidenti serb.

Më tej Vuçiç ironizoi ndërkombëtarët duke thënë se “janë ata që na sjellin plane që duhet t’i pranojmë, sepse nuk jemi të mirë dhe pastaj shkulin flokët kur ne nuk i pranojmë”.

Ata mendojnë se janë perëndi, se ne duhet t’i dëgjojmë se çfarë thonë me marrëveshjet”, shtoi Vuçiç.

Sakaq, Presidenti i Malit të Zi tha se “Ballkani është më i bukur kur është i hapur”.

Mendoj se kjo mënyrë bashkëpunimi është gjëja më e mirë. Dhe sonte po i dërgojmë botës një foto. Vera është këtu për të na bashkuar, prandaj në emër të historisë së verës dhe të ardhmes sonë të përbashkët në verë, ju uroj të gjithëve më të mirat”, tha Milatoviç.

Edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski mbrojti “Ballkanin e Hapur”, duke thënë se ishte stimul i madh për ekonomitë e rajonit.

Duke renditur disa nga projektet e përbashkëta, ai deklaroi: “Së bashku po ecim drejt rrugës evropiane dhe këtë e bëmë të vetëm, pa na ndihmuar askush”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

11 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

21 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago