Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se një letër e 56 deputetëve evropianë dhe amerikanë që kërkojnë ndryshimin e kursit ndaj Serbisë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, edhe pse e drejtuar personalisht kundër tij, në thelb është e drejtuar kundër Serbisë, sepse letra thotë se Serbia do të ishte bënte mirë që ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Sipas tij, “ai është fajtor për ndihmën e popullit të Republika Srpska dhe mbajtjen e politikanëve të ndryshëm në zinxhir”.
“Unë punoj edhe me serbët në Mal të Zi, duke dashur të theksoj pozitën e tyre të vështirë dhe në Kosovë po shkaktoj probleme para së gjithash sepse nuk e njoh pavarësinë e Kosovës”, tha Vuçiç gjatë fjalimit të tij para opinionit publik, transmeton Anadolia.
Ai ka thënë se, sipas nënshkruesve të letrës, edhe ai është “fajtor” sepse nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, gjë që shkakton destabilitet në rajon dhe krijon probleme.
“Unë po shkaktoj destabilitet në rajon sepse jam duke mbrojtur të drejtat e popullit serb në Republikën Srpska, Bosnje dhe Mal të Zi. Është faji im dhe jam krenar për këtë faj”, tha Vuçiç, duke riaformuar kështu një stil millosheviçian të të bërit politik, duke pretenduar persekucione ndaj serbëve në rajon.
Ai tha se ata që qëndrojnë pas letrës përpiqen t’i shpjegojnë Serbisë çdo ditë se Republika Srpska është “një entitet dhe koncept që është i shëmtuar dhe i neveritshëm” dhe se ata nuk do ta shohin më askund Republika Srpska.
“Republika Srpska është një krijesë e Dejtonit, e krijuar sipas Kushtetutës së Bosnje dhe Hercegovinës, e cila bazohet në Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit. Si mund të sulmoni Republikën Srpska dhe kushtetutën e një vendi sovran”, pyeti Vuçiç.