LAJME

Vuçiç për arrestimin e serbit për “prishje të rendit kushtetues të Kosovës”: Është një hero – arrestimi i tij u krye me mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se arrestimi i Sreçko Sofronijeviç të shtunën si i dyshuar për “prishje të rendit kushtetues” u bë nga autoritet e Kosovës me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

“Sreçko është një hero serb. Arrestimi i tij u krye me mbështetjen e drejtpërdrejtë të BE-së dhe SHBA-së. Autoritetet e Prishtinës dje arrestuan një burrë jashtëzakonisht trim të cilin e kishin plagosur në vitin 2021”, tha Vuçiç të dielën para gazetarëve.

“Ata policë ishin terroristë, sepse nuk kishin të drejtë të ishin në Veri të Kosovës, të drejtë kishin vetëm pjesëtarët e nacionalitetit serb të jetë aty dhe tani po e akuzojnë për përmbysje të rendit kushtetues”, shtoi.

Kreu i shtetit serb ka theksuar se kush e shkel “rendin kushtetues të Serbisë” do të përndiqet dhe arrestohet në të njëjtën mënyrë

“Në momentin kur drejtësia jonë është e gatshme të bëjë punën e saj, të gjithë ata që shkelin Kushtetutën tonë ku kemi pushtet efektiv do të ndiqen dhe arrestohen, Kushtetuta jonë është ajo që duhet t’i përmbahemi, jo rekomandimeve të ambasadave të huaja”, vuri në dukje ai.

Gjatë adresimit të tij para gazetarëve, Vuçiç ka folur edhe për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke thënë se shteti i tij i ka marrë të gjitha masat për ta kundërshtuar.

“U shkrova letra të gjithë anëtarëve të Këshillit të Evropës, 14 letra të ndryshme për liderët evropianë, kryesisht të personalizuara. Unë iu drejtova secilit prej tyre duke pasur parasysh rrethanat dhe marrëdhëniet specifike që kemi”.

Tutje, Vuçiç ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për siç ka pretenduar ai “terror të pastër ndaj popullit serb”.

“Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk është formuar ende. Ne do të vazhdojmë të luftojmë”, nënvizoi ai.

Lidhur me këtë arrestim ka reaguar edhe Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës, njëherit të dirigjuarit e Beogradit zyrtar.

Ashtu edhe siç pritej, ata kanë akuzuar autoritetet kosovare gjoja për “terror ndaj serbëve”.

“Arrestimi i sotëm i bashkëqytetarit tonë S.S nga policët e Kurtit derisa ai së bashku me bashkëshorten e tij nisën udhëtimin për në Serbinë qendrore në vendkalimin Bërnjak, është vazhdimësi e terrorit të regjimit në Prishtinë ndaj popullit tonë, por edhe ndaj S.S”, kanë thënë ata të shtunën.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

4 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

18 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago