POLITIKE

Vuçiq fton serbët t’i bojkotojnë zgjedhjet në Veri: Dëshpëroni ata në Prishtinë edhe një herë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që t’i bojkotojnë zgjedhjet në katër komunat veriore.

Ai iu bëri thirrje atyre që të jenë të bashkuar dhe të tregojnë se “nuk mund të na shkelin”, teksa shtoi se vullneti i popullit serb në Kosovës ka qenë që të mos marrin pjesë në zgjedhje.

“Ne jemi në një situatë të vështirë, por vullneti i popullit tonë ishte i tillë që ata pothuajse unanimisht morën vendim që të mos marrin pjesë. Kështu vendosën njerëzit tanë në veri”, tha Vuçiq, shkruan Euronews në edicion serb.

Vuçiq komentoi edhe deklaratën e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, i cili tha se ishte i zhgënjyer me mospjesëmarrjen e partive serbe.

“U habita kur e dëgjova deklaratën e Stanos se ishte i zhgënjyer me dështimin e serbëve. Kemi marrë pjesë në 4 apo 5 cikle të ndryshme zgjedhore deri më tani dhe nuk ka qenë e nevojshme asnjëra prej tyre më parë”.

“A duhet të mbahen zgjedhjet në stacione dhe kontejnerë policie, me 550 veta të armatosur deri në dhëmbë që duhet të sigurojnë 1 deri në 2 për qind që do të dalin? U bëj thirrje serbëve që t’i zhgënjejnë edhe më shumë, të shohin sa të bashkuar jemi”, tha ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se marrëveshja mes SHBA-së…

6 orë ago
  • KRYESORE

Ish-pjesëtari i ISIS-it dënohet për spiunazh në favor të Serbisë

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar ish-pjesëtarin e ISIS-it, Hysri Selimi, me gjashtë vjet…

15 orë ago
  • KRYESORE

Bien çmimet e naftës pas njoftimit të marrëveshjes SHBA-Iran

Çmimet e naftës ranë në Azi të hënën pasi Pakistani, i cili ka ndërmjetësuar përfundimin…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia në Gjakovë sekuestron një veturë të kërkuar nga Interpoli gjerman

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë me targa të huaja në Gjakovë, pasi e…

2 ditë ago
  • BOTA

Putin pranon goditjen ekonomike nga sulmet ukrainase, paralajmëron kundërpërgjigje më të ashpër

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

2 ditë ago