Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, të martën në një intervistë për televizionin publik serb, ka folur rreth dialogut Prishtinë-Beograd dhe për përfshirjen amerikane në procesin e normalizimit të raporteve.
Vuçiq ka thënë se SHBA’ja asnjëherë nuk e ka ndryshuar qëndrimin për Kosovën, megjithatë ai thotë se pavarësisht një qëndrimi të tillë mund të diskutohet hapur.
“Ne e dimë çfarë kërkojmë”, ka thënë Vuçiq.
Teksa ka folur për emërimin e Richard Grenell në postin e Përfaqësuesit Special Presidencial për dialogun Kosovë-Serbi, Vuçiq ka thënë se Grenell ka një energji të jashtëzakonshme dhe ka i de për ngritjen e gjendjes ekonomike në të gjithë Ballkanin.
Sipas shefit të shtetit serb një gjë e tillë mund të jetë një bazë për negociata shumë më serioze the për marrëveshje.
Vuçiq thotë se prandaj është e rëndësishme që të bisedojë me Edi Ramën dhe Zoran Zaevin, në mënyrë që të krijohen raporte sa më të mira në rajon, shkruan rts, transmeton Gazeta Express.
Tutje presidenti serb ka thënë se bisedimet do të rinisin në momentin kur Prishtina të heq taksën, ndërkohë teksa ka folur për mundësinë e ndaljes së fushatës agresive të Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës, Vuçiq ka thënë se ajo do të ndalet, vetëm në rast se edhe Prishtina do të ndalë kampanjën për të siguruara njohje të reja për pavarësinë.
Sa i përket mundësisë së organizimit të një konferencë ndërkombëtare për Kosovën, Aleksander Vuçiq thotë se një gjë e tillë është e mundur vetëm nëse arrihet një zgjidhje paraprakisht.