Në një fjalim tejet nxitës ku shënoi “Ditën e Unitetit serb”, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar nga serbët e Malit të Zi që të kërkojnë po aq të drejta sa kanë shqiptarët në Maqedoni të Veriut, derisa fjalimin e tij e ka shoqëruar edhe me doza të mëdha viktimizimi.
“Si është e mundur që 23-24 përqind shqiptarë në Maqedoni të Veriut kanë të gjitha të drejtat, por ju serbët nuk duhet të kërkon të drejta të ngjashme në Mal të Zi, ndonëse ju jeni më shumë se shqiptarët në Maqedoni të Verkut?”, ka thënë Aleksandar Vuçiq, siç e cituan mediat serbe.
Vuçqi tha se serbët në Mal të Zi “nuk i kanë punët mirë” sepse u duhet të jenë “mjaftueshëm bindës kur betohen se do të luftojnë kundër Beogradit”.
“E vetmja gjë e rëndësishme është që serbi të mos jetë serb, që të heq dorë nga Beogradi dhe serbësia e tyre, dhe të thonë që një serb i vërtetë është ai serb që heq dorë nga politika e bashkimit”, ka shtuar ai.
Admirali Brad Cooper, komandant i Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), deklaroi se si rezultat i…
Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin…
Policia e Kosovës në një komunikatë të përbashkët me Prokurorinë Themelore të Prizrenit, kanë njoftuar…
Forcat ukrainase kanë goditur një nga “fabrikat më të rëndësishme ushtarake” të Rusisë. Kështu tha…
Ish-kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, ka paralajmëruar për rrezikun e krijimit të një aleance të…
Në ditën e 11 të sulmeve të izraelito-amerikane ndaj Iranit, tensionet janë përqendruar në Ngushticën…