POLITIKE

Konjufca: Kam thënë se drejtësia mund të bëhet për 2 vjet, jam pishman

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka deklaruar se është pishman në raport me premtimet që i ka dhënë për fushën e drejtësisë.

Konjufca tha se ka menduar se drejtësia mund të bëhet për dy vite, derisa ju ka kërkuar falje qytetarëve për këtë.

“Unë kam thënë drejtësia mundet me u bo për dy vite. Sot jam pishman, sepse kam mendu që drejtësia në Kosovë është shumë më e lidhur me vullnetin politik dhe ndoshta për këtë ju kërkoj falje qytetarëve të Kosovës”- shtoi ai.”, ka thënë Konjufca në Kallxo.com.

“Unë kam thënë që për nga natyra që e kanë proceset politike, unë i ndaj në dy lloje, në ato në të cilat mundesh me intervenu shpejtë dhe me arritë rezultate shumë të shpejta edhe në ato në të cilat nuk mjafton një mandat katër vjet për me i pa dhe përjetu rezultatet pozitive”- tha kryeparlamentari.

Konjufca tha se ka menduar se mjafton që populli të jetë për ndryshim dhe më pas ai të ndodhë.

“Kam mendu që mjafton populli me qenë për ndryshim dhe pastaj ndryshimi me ndodhë dhe pastaj përqindja me qenë dominante dhe kjo si efekt piramidal, domethënë prej së larti që prej një ndryshimi që ndodhë elektoral, pastaj poshtë nëpër strukturat shtetërore, administratën deri te drejtësia, arrin ky efekt edhe menjëherë fillojnë sepse drejtësia nuk është shumë e ndërlikuar” – theksoi ai.

Ndërkaq për arsimin dhe ekonominë, Konjufca thotë se ka menduar që duhen së paku dhjetë vite që të rregullohen dhe ende mendon njëjtë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

9 minuta ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

14 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

15 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

1 ditë ago