Presidenti serb Aleksandar Vuçiq mori sot lajmin e vështirë se shoku i tij i fëmijërisë Vlado B. 45 vjeç vdiq nga koronavirusi.
Mediat serbe shkruajnë se bëhet fjalë për një mik të fëmijërisë, me të cilin Vuçiq ishte rritur dhe kishin përfunduar edhe shkollimet bashkë. Raportohet se ky lajm e ka pikëlluar shumë Vuçiqin në mes të krizës me koronavirus me të cilën po përballet Serbia.
Kujtojmë se në Serbi numri i të infektuarve me coronavirus po vazhdon të rritet në masë të madhe, ku vetëm gjatë ditës së sotme janë shënuar 111 raste të reja duke çuar kështu numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 1060, derisa 28 kanë vdekur dhe asnjë nuk është shëruar.