Presidenti i Serbisë, Alekandër Vuçiq, ka thënë se Mali i Zi e ka poshtëruar Serbinë kur i dhuroi vaksina Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“A nuk mundët që këto vaksina t’ia jepnit popullit shqiptar të Kosovës? Pse duhej t’ia jepnit Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila është formuar në kundërshtim me rezolutën e Kombeve të Bashkuara?”, është shprehur Vuçiq, raporton Kosovo-online.
“Ju këtë e keni bërë për ta poshtëruar Serbinë”.