KRYESORE

Vuçiq nervoz që Turqia i shiti dronë Kosovës: S’i duam Bayraktarët

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk e ka pritur aspak mirë faktin që Turqia ia ka shitur Kosovës disa dronë ”bayraktarë“.

Vuçiq ka thënë se Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) po furnizohen nga Turqia.

“Turqit u kanë dhënë mjete të blinduara shumë të fuqishme, mortaja, bajraktarë, obusa, këto janë të gjitha që i ka FSK-ja. Ata kanë optikë termike, me rreze të gjatë dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të kemi mjete adekuate nëse populli ynë kërcënohet”, ka deklaruar Vuçiqi,
Për këtë, ai thotë se nuk do të bashkëpunojnë me Turqinë për sa i përket blerjes së këtyre dronëve.

“FSK-ja nuk duhet të ekzistojë, por atyre, Perëndimit dhe Turqisë, nuk u intereson shumë. Fort u intereson atyre për të drejtën ndërkombëtare. E drejta ndërkombëtare janë ata, ky është ligji i më të fortëve. Prishtina po krijon ushtrinë e saj, e cila nuk guxon të ekzistojë dhe e arsyetojnë duke thënë se Kosova është e pavarur, sepse të gjithë e kanë njohur, me të drejtën e më të fortit, të nxjerrë nga agresioni ilegal kundër RFJ-së”, ka deklaruar Vuçiq teksa propagandoi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

2 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

11 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 ditë ago