Vuçiq nervozohet që kombëtarja serbe udhëtoi për në Euro2024 me aeroplan kroat, Politico: Tash serbët kanë edhe një arsye për t’u mërzitur

Pasi skuadra e tyre me performancë jo të mirë u eliminua nga Euro 2024, serbët tani kanë një arsye tjetër për t’u mërzitur

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ishte “jashtëzakonisht i zemëruar” që ekipi i futbollit të meshkujve të vendit të tij udhëtoi për në Kampionatin Europian në Gjermani një aeroplan kroat, shkruan Politico.

Kështu tha Ana Bërnabiq, ish-kryeministrja serbe dhe kryetarja aktuale e parlamentit, e cila diskutoi polemikën gjatë një paraqitje në TV Happy.

“Ne kemi Air Serbinë tonë dhe të gjithë udhëtojmë me atë kompani. Kur aeroplani ulet, kur shihet Air Serbia, kjo është krenaria jonë”, tha ajo për Index.hr, duke shtuar për vendimin për ta përdorur aeroplanin kroat: “Është absolutisht e nevojshme të përcaktohet se si ndodhi dhe kush është përgjegjës”.

Ajo tha se kjo nuk ishte zbuluar më herët sepse mund ta kishte shpërqendruar publikun nga mbështetja e ekipit kombëtar.

Pavarësisht se si mbërriti, skuadra serbe do të kthehet në shtëpi herët nga Gjermania pasi nuk fitoi asnjë nga tri ndeshjet e saj në grup dhe shënoi vetëm një gol në Euro 2024.