epa09208380 Serbian President Aleksandar Vucic talks to media at press conference after meeting with Czech President Milos Zeman at Prague Castle in Prague, Czech Republic, 18 May 2021. Vucic is on three-day state visit to Czech Republic. EPA-EFE/MARTIN DIVISEK
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se do të ketë presion të madh ndaj Serbisë për çështjen e Kosovës.
Ndër të tjera, gjatë një paraqitjeje televizive, ai tha se ka “rrezik” që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s.
“Nëse Kosova bëhet anëtare e NATO-s, do të ushtronte presion shtesë mbi vendet e Evropës, të cilat nuk e kanë njohur atë, pra ta njohin atë si shtet të pavarur”, tha Vuçiqi. “Kjo do ta vinte vendin tonë në një pozitë shumë të keqe”, u shpreh më tej ai.
Vuçiqi tha se një nga gjërat më të vështira për të ka qenë refuzimi për ta njohur Kosovën në Washington, gjegjësisht në Shtëpinë e Bardhë, në prezencë të presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump.
“Kemi gjithnjë e më shumë të dërguar, nga Escobari e Stuart Peachi, deri tek i dërguari i tanishëm gjerman. Të gjithë po dërgojnë të dërguar, por nuk duan që Rusia të ndërhyjë në negociatat për Kosovën. Megjithatë, mos harroni se unë refuzova njohjen e ndërsjellë në mes të Washingtonit, edhe pse amerikanët ishin mikpritës të ndershëm. Ishte gjëja më e vështirë atje, të refuzosh njohjen në mes të SHBA-së. Ne kemi pasur presion edhe në Bruksel për të lejuar hyrjen e Kosovës në OKB. Vetëm ta dini se me çfarë presionesh po përballemi për ta njohur Kosovën”, deklaroi presidenti serb, Vuçiq.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…