Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në një intervistë për të mediumin gjerman Der Spiegel, ka folur për zhvillimet në Ballkan dhe “Mini-Shengenin”.
Ai ka thënë se ideja për “Mini-Shengenin” ballkanik është e tij, transmeton Klan Kosova.
Në këtë intervistë të gjatë, Vuçiq ka thënë se në samitin e fundit të mbajtur në Ohër mes tij Zoran Zaevit të Maqedonisë së Veriut dhe Edi Ramës së Shqipërisë kanë gjetur pajtueshmëri në shumicën prej pikave.
“Kam qenë me Kryeministrin e Shqipërisë dhe atë të Maqedonisë së Veriut në samitin në Ohër dhe jemi pajtuar në pothuajse secilën pikë, përfshirë atë që unë të flasë më Presidentin e Francës, Emmanuel Macron edhe në emër të tyre, ashtu siç bëra janë e kaluar”, është përgjigjur Vuciq.
“Ne në Ballkan nuk duam që të mashtrohemi nga vendet e mëdha të BE-së apo të bëjmë lojëra kundër njëri-tjetrit. Ideja ime e “Mini-Shengenit” në Ballkan do të thotë, lëvizje e lirë e mallrave dhe njerëzve. Kjo i kontribuon kësaj. Ne po i japim fund një situate në të cilën kamionët tanë detyrohen që të presin në kufi nga 90 orë. Banka Botërore vlerëson se kjo do të çojë në 3.5 miliardë euro kurime në rajon”.
Vuçiq është pyetur nëse edhe Kosova do të jetë pjesë e “Mini-Shengenit”.
“Kosovarët nuk e duan këtë. Albin Kurti i cili duket se do të jetë lideri i tyre i ardhshëm tingëllon se dëshiron që të bëhet lider i Shqipërisë së Madhe. Kosova veten e sheh si shtet, por ne nuk e shohim ashtu. Por ne duhet të punojmë bashkë”