POLITIKE

Vuçiq poshtërohet në New York, tha se pati takim të caktuar me ministrin amerikan – ai ia anuloi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk arriti të takohet dot me Sekretarin e Thesarit të SHBA-së, Scott Besant gjatë qëndrimit në New York.

Vuçiq u tha gazetarëve serbë se nuk u takua me  Besant, edhe pse takimi ishte rregulluar, sepse “papritmas ministri  amerikan pati një takim të ri”. Por shtoi se zyrtarët me të cilët foli – Richard Grenell dhe John Jovanoviq – ishin “në koordinim” me Besent, raporton Nova.

Me Grenell, të dërguarin special të presidentit amerikan për misione speciale, dhe Jovanoviq, presidentin e ri të Bankës Amerikane të Eksport-Importit (EXIM), ai diskutoi gjithashtu tarifat prej 35 përqind të aplikuara për mallrat nga Serbia.

“Kemi folur për këtë, por do të jetë një proces më i gjatë. Shpresoj ta zgjidhim me sukses. Shoh që rruga është e gjatë, por ende ka dritë në fund të tunelit, pavarësisht procedurave shumë të ndërlikuara”, tha Vuçiq, i cili ndodhet në Nju Jork duke marrë pjesë në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Tarifat e larta të SHBA-së për importet e mallrave nga vende të shumta hynë në fuqi më 7 gusht. Ato të vendosura ndaj Serbisë janë më të lartat në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe, menjëherë pas Zvicrës, më të lartat në Evropë.

Serbia mori një tjetër shuplakë dje. Në një fjalim për mediat, Vuçiq tha nga Nju Jorku se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin sanksione ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS) nga 1 tetori dhe paralajmëroi se Serbia “po pret kohë të vështira dhe dimër”.

“Nuk mund ta quaj këtë lajm të mirë, por ishte i pritshëm sepse jua njoftova dje. Më duket se amerikanët e kanë zgjatur mosvendosjen e sanksioneve vetëm për katër ditë të tjera, nga 27 shtatori deri më 1 tetor”, u tha Vuçiq gazetarëve.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

1 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

5 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

7 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

22 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

1 ditë ago