Vuçiq publikon foto me Ramën nga Beogradi: Krenar për miqësinë me Shqipërinë

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq është shprehur krenar për, siç e ka quajtur ai, miqësinë me Shqipërinë që është krijuar viteve të fundit.

Vuçiq një gjë të tillë e ka thënë nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’, duke shpërndarë një fotografi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, nga Beogradi.

“Krenar për Beogradin dhe miqësinë me Shqipërinë që kemi krijuar viteve të fundit”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij.

Rama po qëndron në Beograd në margjina të Ballkanit të Hapur, i cili shkoi të promovonte festivalin e verës atje.

 

S