KRYESORE

Vuçiq: Tedosijeviq tha të vërtetën për Reçakun

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq përmes një videoje ka reaguar pas vendimit dënues të Gjykatës së Apelit ndaj ish-ministrit të Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq.

Më 5 dhjetor 2019, Gjykata e Prishtinës i kishte shqiptuar dënimin me dy vjet burg efektiv ish-ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq.

Ai është gjetur fajtor nga Gjykata e Prishtinës, për një deklaratë të dhënë vitin 2018, me të cilën e quante trillim masakrën e Reçakut të 15 janarit 1999, ku forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë.

Të njëjtin dënim, dje Gjykata e Apelit në Prishtinë ia vërtetoi – dy vite burgim.

Por, me këtë nuk është pajtuar as presidenti i Serbisë, Vuçiq. Ai madje, tha se deklarimet e Todosijeviq kanë qenë të vërteta mbi Reçakun.

“Një serb nga veriu i Kosovës, Ivan Todosijeviq, u dënua me dy vjet burg me një vendim përfundimtar vetëm sepse tha të vërtetën. E vërteta për Raçakun, e vërteta për gjithçka që i ndodhi popullit serb”, ​thotë ​Vuçiq në videon e postuar në profilin e tij në Instagram, raporton media serbe Tanjug.

Ndërkohë, sot gjyqtarët dhe personeli tjetër administrativ nga etniteti serb nuk dolën fare në punë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë të Veriut. Siç u raportua nga mediat lokale, ata nuk u pajtuan me vendimin e Apelit mbi dënimin e Ivan Todosijeviq.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

4 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

14 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

18 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

18 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago