KRYESORE

Vuçiq tenton të kërcënojë pas vendimit të Kurtit për targat, e dërgon kriminelin Radojçiq në Veri

Milan Radojçiq, një prej të dyshuarve të kërkuar për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq dhe shumë krime të tjera, është kthyer sot në Kosovë dhe ka dhënë mesazhin se do të qëndrojë për kohë të gjatë.

Nënkryetari i Listës Serbe u është drejtuar qytetarëve përmes një videomesazhi që e ka publikuar në Youtube.

“Terrori i vërtetë kundër popullit tonë serb po fillon tani. Për popullin tim në veri dhe për të gjithë serbët, vetëm më lejoni t’u them, dhe atyre të tjerëve, unë jam këtu, jam kthyer dhe ju e dini se çfarë do të thotë sepse nga këtu nuk ka kthim prapa. Rroftë Serbia”, ka thënë Radojçiq.

Ky kthim me mesazhe të fuqishme nacionaliste të politikanit serb, i futur në listën e zezë nga Zyra e Departamentit Amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja, nën dyshimet për përfshirje në krim të organizuar, vjen pak ditë pas acarimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si rezultat i masave të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet në dokumentacion dhe në targat e veturave ndaj Serbisë.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i njohur si i afërt me strukturat paralele në Kosovë, të udhëhequra nga Radojqiq dhe Veselinoviq, reagoi me nervozë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës. Ai, foli me tone kërcënuese, në një konferencë që e organizoi me shpejtësi, ku tha se Kosova duhet të mendojë tre herë deri më 30 shtator para se të vazhdojë të mbulojë targat e automjeteve me emrat e qyteteve serbe.

Duket se Vuçiq ka gjetur mënyrën se si të hakmerret ndaj Kosovës për vendimet e fundit, duke përdorur Radojçiqin, i cili njihet si lider i strukturave kriminale në veri.

Mbetet të shohim se cilat do të jenë veprimet e ardhshme të Radojçiq, nën pretekstin e mbrojtjes së popullit serb nga terrori imagjinar, që nuk shihet askund dhe nga askush.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

35 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

36 minuta ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

15 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

16 orë ago