Ministri i mbrojtjes së Serbisë që njihet si provokues edhe me deklarata fyese dhe si shqiptarofob, ka deklaruar sot për media serbe se “Kush nuk ka kulturë të veten, i duhet të rrëmbej atë nga tjerët”, indirekt drejtuar shqiptarëve.
Këtë deklaratë ai e bëri me rastin e publikimit nga disa historian nga Kosova që kanë deklaruar se manastirin në Deçan e kanë ndërtuar shqiptarët.
Vulin me këtë rast tha se në Kosovë, “UNESCO njeh dhe ka nën mbrojtje vetëm trashëgimi serbe dhe otomane”, ndërsa “shqiptarët nuk ia dolën të ndërtojnë asgjë të vjetër edhe me vlerë përveç lapidarit Bill Klinton.”
“Kush nuk ka kulturë të veten, duhet të marr nga tjerët. Për këtë shqiptarët po përpiqen të hyjnë në UNESCO, me qëllim që trashëgiminë e Serbisë, e Kishës Ortodokse Serbe dhe popullit serb të bëhet trashëgimi e Kosovës”, tha Vulin gjatë xhirimit të filmit “Korridori”
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…