Në Maqedoninë e Veriut, Lidhja Social Demokrate dhe Bashkimi Demokratik për Integrim kanë finalizuar tashmë marrëveshjen e bashkëqeverisjes.
Burime nga partitë e koalicionit zbuluan për INA-n se nuk do të ketë një kryeministër shqiptar, por partia e Ali Ahmetit do të marrë veç të tjerash Ministrinë e Financave e do të ketë sërish zëvendëskryeministrin për integrime evropiane.
Ministritë e tjera në lojë për të dhe lëvizjen Besa janw ajo e mbrojtjes, Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndëretnike, Ministria e Administratës dhe Shoqërisë Informatike, Ministria e Ekologjisë, Ministria e Pushtetit Lokal, e Lidhja Social Demokrate dhe Bashkimi Demokratik për Integrim u angazhuan në bisedime te ethshme për formimin e koalicionit qeveritar pas zgjedhjeve të 15 korrikut.
Ditët e fundit, negociatat mes tyre u zhvilluan në nivelin e Sekretarëve të Përgjithshëm, Lupço Nikollovski dhe Artan Grubi, teksa në një pjesë të medias janë përhapur zëra se dy partitë kanë rënë dakord për një model 3+1 të drejtimit të qeverisë, përkatësisht tre vitet e para kryeministri të ishte i Social-demokratëve ndërsa vitin e fundit posti i kreut të qeverisë t’i lihet integristëve, me kusht nëse pushteti do të zgjaste katër vjet. Por, këto zëra i kanë hedhur poshtë si të pavërteta eksponentë të Lidhjes Social Demokrate.
Vetë LSDM-ja me 4 deputetët e Lëvizjes Besa ka 46 vende në parlament dhe me 15 deputetët e BDI-së bëjnë shumicën e nevojshme prej 61 votash për ta miratuar kabinetin qeveritar.
Në koalicion pritet të jetë edhe Partia Demokratike Shqiptare me një ligjvënës në parlamentin prej 120 vendesh.
Por një koalicion i tillë megjithatë nuk konsiderohet i qëndrueshëm dhe qeveria e re, sipas disa analistëve, do të përpiqet të afrojë deputet të opozitës si maqedonase edhe shqiptare.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…