Një avokat me emrin Dimitri Zahvatov, pjesëmarrës në një seminar të organizuar nga opozita ruse në Beograd në maj të vitit të kaluar, ka deklaruar se një nga arsyet e arrestimit të aktivistit opozitar rus Vladimir Kara-Murza ishte ministri serb Aleksandër Vulin.
Ai ka treguar se Vulim ia ka dorëzuar Moskës transkriptet e bisedave të përgjuara të opozitarëve rusë.
Përvec Kara-Murzës, nga një aksion i përbashkët i shërbimeve të sigurisë serbe dhe ruse është arrestuar edhe Andrej Pivovarov, një tjetër kampion i opozitës dhe kundërshtar i regjimit të Vladimir Putinit.
Në këtë aferë ishte përfshirë edhe Vulin.
Zahvatov, i cili ishte pjesëmarrës në tubimin në kryeqytetin e Serbisë, ka përshkruar për të përditshme serbe “Nova” se si janë ndjekur nga anëtarët e ministrisë së mbrojtjes të Serbisë dhe pse mendon se aktivitetet e Vulin kanë kontribuar në arrestimin e dy anëtarëve të opozitës.
“Historia e gjurmimit dhe përgjimit tonë është shumë e çuditshme. Askush nga ne nuk e priste që diçka e tillë të ndodhte. Ai takim shumëditor u organizua në Beograd, sepse nuk ishte e mundur të organizohej i njëjti në Rusi. Ka pasur synim për ta mbajtur në vendin tonë, por është ndërprerë nga policia e cila ka arrestuar disa pjesëmarrës”, tregon Zahatov.
“Më ftuan të mbaja një leksion në atë mbledhje. Në fillim gjithçka ishte e qetë, por kur dolëm për të xhiruar qytetin, vura re një situatë të çuditshme: pashë një burrë dhe një grua të ulur në tavolinën ngjitur përballë nesh, ishte e shtunë. Mezi pinin asgjë, në tavolinën e tyre kishte vetëm çaj dhe pak ëmbëlsirë, e cila tregonte qartë se nuk ishte një takim midis një burri dhe një gruaje dhe as se ata ishin atje për arsye biznesi, duke pasur parasysh që nuk komunikonin me njëri-tjetrin”.
“Ishte e qartë se ata kishin ardhur atje për shkak të nesh, dhe atëherë fillova të dyshoja se bëhej fjalë për përgjim. Në fillim njerëzit e tjerë qeshën me dyshimet e mia dhe thoshin se po krijoja paranojë pa nevojë”.
“Pas kësaj, sugjerova që të ndaheshim në dy grupe që do të shkonin në dy vende të ndryshme dhe kështu të kontrollonin nëse kisha të drejtë. Një pjesë e grupit shkuan në drejtim të Kalemegdanit dhe të tjerët shkuan në pazar, domethënë në kërkim të rrobave më të ngrohta, duke qenë se tashmë po errësohej dhe po bëhej më ftohtë. Duke ecur, ai vuri re se i njëjti i ri që ishte ulur me vajzën në restorant po lëvizte pas nesh. Ai dhe një burrë tjetër po lëviznin pas nesh dhe dukej qartë se po na ndiqnin”.
Me ty kthyer në Rusi, dy opozitarët ishin arrestuar me materialet që Vulin ia kishte dorëzuar transkriptet e bisedave tona të përgjuara Nikolai Patrushev-it, Sekretarit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë.
“Patrushev urdhëroi shërbimet që të merren me politikanët opozitarë, në radhë të parë me Pivovarov dhe Kara-Murzën. Unë nuk jam politikan dhe besoj se prandaj nuk më kanë vënë në shënjestër deri më tani, edhe pse në Rusinë e sotme çdo gjë mund të ndodhë në çdo moment”, shpjegoi avokati rus.