Dy persona janë vënë në pranga në Golem dhe Rrogozhinë pasi dyshohet se vunë zjarr në dy zona ditën e enjte.
Fillimisht ra në pranga 60-vjeçari me iniciale B.H. Ai dyshohet se ndezi zjarr në pronën e tij në fshatin Zigxhafaj për të djegur mbeturina. Por flakët morën tjetër drejtim duke u përhapur, duke rrezikuar banesat në zonë e duke djegur sipërfaqe toke të mbjella me ullinj dhe pemë frutore.
Në pranga ra edhe një 58-vjeçar në fshatin Sinaballaj. Edhe ai dyshohet se ka ndezur zjarr në pronën e tij për të djegur mbeturina. Mirëpo flakët janë përhapur duke djegur një sipërfaqe toke të mbjellë me ullinj.
Policia njoftoi se flakët janë shuar si rezultat i ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikëse dhe Forcës së Sigurisë Kombëtare me asistimin e një helikopteri të Ministrisë së Mbrojtjes.
Ndërkohë, ministri i Brendshëm Taulant Balla ka shpërndarë në rrjetet sociale momentin e arrestimit të një prej zjarrvënësve. Ai kujton se zjarrvënia e qëllimshme është krim i rëndë dhe dënohet deri në 15 vite burg.
“Policia dhe strukturat e tjera vartëse të saj, do të kenë tolerancë zero në këtë drejtim. Gjithashtu i bëjmë një apel të gjithë qytetarëve, që të sinjalizojnë Policinë e Shtetit dhe Shërbimin Zjarrfikës, për të identifikuar autorët dhe për të ndihmuar në eliminimin e rrezikut që në momentet e para”, njoftoi policia.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…