Komuna e Vushtrrisë gjatë ditës së sotme është përballur me një stuhi të fuqishme.
E si pasojë e saj është hequr edhe kulmi i shkollës “Dëshmorët e Kombit” në fshatin Zhilivod të kësaj komune, njofton Klankosova.tv.
Stuhia si dhe reshjet e shiut kanë bërë që një pjesë e kulmit të bie, duke përfunduar kështu në tokë.
Në këtë fshat gjatë ditës së sotme ka pasur reshje të mëdha të shiut.