VV-LDK po punojnë edhe fshehtas për marrëveshje

Ndonëse akoma nuk është arritur marrëveshja për koalicionin VV-LDK dhe posti i presidentit është pika e cila po i ndan këto subjekte politike.

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri thotë se janë duke u bërë gati për datën e 26 dhjetorit, ndërkaq vetë kreu i LDK-së Mustafa shprehu gatishmëri për t’iu përgjigjur takimeve me Kurtin. Analisti Rasim Alija thotë se çdo alternative tjetër pos kësaj marrëveshje do të ishte më e keqe.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pas një takimi që pati me strukturat e këtij subjekti, tha se po priste thirrje nga homologu i tij, Albin Kurti, për një takim.

https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/829865050775826/

Megjithatë, pro një marrëveshje të mundshme para fillimit të seancës konstituive, u shpreh nënkryetari i këtij subjekti, Lutfi Haziri.

Madje, përmes telefonit në “Zyrën e Ankesave”, ai pranoi se ka edhe takime të fshehta nga mediet.

“Ka edhe takime kur mediat nuk kanë njohuri. Kanë ndodhur edhe takime të tilla mes palëve. Sot pres dhe natyrisht në çdo kohë e moment pres takime pune mes Mustafës dhe Kurtit sepse është nevojë që marrëveshja të përmbyllet në tërësi si pako që të jemi gati për datën 26 dhjetor”, deklaroi në emisionin “Zyra e Ankesave”, Lutfi Haziri.

Në situatën aktuale, sipas njohësit të zhvillimeve politike, Rasim Alija, dy subjektet e para duhet medoemos të lidhin koalicion, në të kundërtën nëse shkohet në zgjedhje, ata mund të përballën me një bllok nga të gjitha partitë tjera shqiptare.

“Pavarësisht prej mospajtimeve dhe bllokadës rreth presidentit, palët nuk kanë opsion tjetër pos një bashkëqeverisje dhe koalicioni sepse çdo opsion tjetër do të ishte një PAN i dytë. Unë besoj që qytetarët nuk ua kanë dhënë VV-së e LDK-së mandatin për të kthyer gjendjen e vitit 2014 kur ka pasur bllokada”, deklaroi Alija.

Deri më tani, arsye që dihet se po e pengon marrëveshjen, është posti i presidentit