Ish ambasadori i OSBE-së në Kosovë në kohët e luftës, William Walker, ka thënë se gjatë qëndrimit të sotëm në Lëvizjen Vetëvendosje dhe në LDK, u ka kërkuar të dy partive që të mos humbin kohë dhe ta formojnë qeverinë.
“U kam thënë të dy palëve që nuk është koha të humben edhe 100 ditë të tjera. Kosovës i duhet një qeveri e fortë dhe e thjeshtë”, ka thënë Walker në Zona B të Klan Kosova.
“Albin Kurtin e njoh qe 20 vjet. Dhjetë vjet më parë kam thënë shumë gjëra në mbështetje të Vetëvendosjes dhe nuk e tërheqë asnjë prej tyre. Për LDK, me Vjosa Osmanin nuk jam takuar kurrë më parë, u inkurajova shumë në bisedën me të. Kam dëgjuar shumë gjëra që jam i pajtimit me të”.
“Nëse LDK nuk mund të arrijë marrëveshje me VV-në duke përdor Vjosën si negociatore atëherë nuk mund të arrijë marrëveshje me askënd. Të dy palët kanë arsye për këto 100 ditë. Disa gjërave do t’ju vijë fundi pas 15 ditëve”.
Walker ka thënë se është i frustruar që kanë kaluar 100 ditë nga zgjedhjet e 6 tetorit dhe që Qeveria ende nuk është formuar
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…