KRYESORE

Walker tregon për atentatin e serbëve ndaj tij: Po të më vrisnin bota s’do të dinte për Reçakun

Ambasadori William G. Walker është nderuar me çmimin “Doctor Honoris Causa”, në një ceremoni solemne, e cila u organizua të shtunën nga Universiteti i Pejës “Haxhi Zeka”.

Gjatë fjalimit të tij, ambasadori Walker tregoi se tentim vrasja ndaj tij të orkestruar nga kasapi i Ballkanit, Slobodan Millosheviq.

Sipas Walker ky atentat ishte cilësuar si incident dhe për këtë thotë se nga autoritetet serbe kishte marrë përgjigje qesharake.

Ndërsa tregon se ishin truprojat e tij, ata që e shpëtuan nga një granatë dore me të cilën polici serb ia kishte mësyrë ta vriste.

Walker thotë se nëse nuk do t’i shpëtonte atentatit dhe nëse bota nuk do të kishte dëgjuar për Reçakun, ngjarjet do të kishin një tjetër rrjedhë.

“Sa isha këtu, pas kësaj, kur kthehesha në Kosovë për të vizituar Kosovën e lirë dhe të pavarur, njerëzit shpesh më pyesnin, a nuk ke frikë se dikush do të tentojë të të vrasë? Unë kurrë nuk kam qenë i shqetësuar për këtë. Unë nuk kam qenë shok i Sllobodan Millosheviqit, por e dija se ai ishte shumë inteligjent për të vrarë një ambasador amerikan. Pra, për t’iu përgjigjur pyetjes suaj, nëse do të më kishin bërë atentat, nuk e di se çfarë do të kishte ndodhur”.

“Unë mendoj se, ideja ime, besimi im është se, për shkak të asaj që ndodhi në Reçak, arrita atje menjëherë, i tregova botës me ndershmëri atë që kisha parë dhe kush mendoja se ishte përgjegjës, dhe kjo filloi një shpërthim lajmesh, gazetarë si ju, nga Kosova, nga Serbia, nga Evropa, nga e gjithë bota, dhe sa më shumë që Millosheviqi u përpoq të thoshte që ‘Walker gënjen, Walker nuk e di se për çfarë po flet, Walker punon për CIA-n’, të gjitha këto budallallëqe, Millosheviqi dhe Vuçiq, dhe Shainoviq thanë për përshkrimin tim për Reçakun, ata më shpallën persona non grata, gjë që bëri lajme të mëtejshme në mbarë botën, dhe gazetarë nga e gjithë bota erdhën këtu të dinë çfarë ndodhi në Reçak, kush është ky njeri Walker? Për t’iu përgjigjur pyetjes suaj, nëse do të më kishin vrarë mua, nëse askush nuk do të kishte dëgjuar për Reçakun, nuk jam i sigurt nëse Kosova do të ishte një vend i pavarur, i lirë e demokratik në Ballkan sot. Ju do të mund të kishit qenë ende një krahinë e Serbisë, duke jetuar në kushtet se si e trajtonin popullatën shqiptare këtu”, thotë ambasadori Walker.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

11 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

12 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

22 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago