Miratimi i Ligjit për Referendum dhe ai për shpronësime ka nxitur protesta masive në Serbi.
Aktivistë të mjedisit dhe qytetarë të shumtë, të shtunën e 27 nëntorit kanë bllokuar qarkullimin në disa qytete, ku nuk kanë munguar edhe përleshjet me policinë serbe.
Protestat u zhvilluan në Beograd, Novi Sad, Preljina, afër Kragujevcit, në Shabac, Valjevë, por edhe në qytete të tjera.
Gjatë bllokadës së protestuesve nga ana e policisë ka pasur përleshje të ashpra në Beograd dhe Novi Sad, ku edhe kanë ndodhur arrestime të protestuesve.
Siç raportoi Washington Post , presidenti autokratik i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se do të organizohet një referendum për minierën e Rio Tintos.
Çështjet mjedisore kanë tërhequr kohët e fundit vëmendjen e publikut pasi aktivistët vendas akuzojnë qeverinë populiste se lejon shkatërrimin e natyrës për përfitime. Ekspertët paralajmërojnë se një minierë e planifikuar e litiumit në Serbinë perëndimore do të shkatërronte tokën bujqësore dhe do të ndoste ujin.
Pas dekadash neglizhence, Serbia është përballur me probleme të mëdha mjedisore si ndotja e ajrit dhe ujit, menaxhimi i dobët i mbetjeve dhe çështje të tjera. Serbia është një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por deri më tani është arritur pak në drejtim të përmirësimit të situatës mjedisore në vend.
ju kakav hitac jebote pic.twitter.com/hvjTGVtwoR
— иван__дамн (@ivan__damn) November 27, 2021