Lëvizja Vetëvendosje i është përgjigjur kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, për ultimatumin e dhënë që deri në fund të javës kryeministri Albin Kurti ta kthej mbrapa vendimin për shkarkimin e Agim Veliut dhe ta heq taksën, shkruan Insajderi.
Nënkryetarja e Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka thënë për Gazetën Insajderi se të gjithë ministrat duhet të jenë në linjë me kryeministrin, përkatësisht Qeverinë në tërësi.
Nagavci ka dhënë shenja se vendimi i Kurtit për shkarkimin e Veliut nuk do të kthehet dhe se as taksa nuk do të hiqet.
“Në situatën në të cilën jemi, edhe në Kosovë po përballemi me pandeminë gjithë fokusimi dhe energjia dhe menaxhimi i resurseve duhet të jetë menaxhimi i suksesshëm i pandemisë. Është i rëndësishëm që të ketë një bashkërendim të aktiviteteve dhe masave që të kujdesemi për shëndetin publik të gjithë qytetarëve. Në këtë linjë të gjithë ministrat, sidomos ata të resorëve të rëndësishëm duhet të kenë bashkërendim me qeverinë”, ka thënë Nagavci.
Në insistimin në pyetjen nëse Kurti do ta kthejë mbrapa këtë vendim për shkarkimin e Veliut, Nagavci ka thënë se kryeministri Kurti ka qenë i detyruar ta marr këtë vendim.
“Interesi i kryeministrit dhe i gjithë qeverisë duhet të jetë që ne të ofrojmë shërbime me të mira për gjithë qytetarët. Dhe koordinimi me ministrat në këtë linjë duhet të jetë pikërisht që të ketë një harmonizim të qëndrimeve. Gjë që siç e patë në deklaratën e kryeministrit është vërejtur nga ministri aktual dhe ka qenë detyruar të marr masa”, theksoi ajo.
Sipas saj, të gjithë ministrat duhet të jenë maksimalisht të angazhuar që të kenë vëmendje për qytetarët, derisa, gjërat tjera do të diskutohen me kohë dhe do të bëhet gjërat me të mira
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…