Ankohen banorët e Karaçevës se prapë xhanadarmëria serbe po hyn në territorin e Kosovës
Banorët e Karaçevës janë të shqetësuar, për siç po thonë ata, futjen e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës
Përmes përfaqësuesit të tyre, Ardian Foniqit, banorët e Karaçevës kanë drejtuar shqetësimin e tyre në redaksinë e Gazetës Express.
“Me datën 23.05.2020 në orën 15 e 30 te vendi i quajtur Livadh i Agushti dhe Zabeli i Jupës prap futen në teritorin e Kosvës xhandarmëria serbe me të gjith arsenalin ushtarak toksor duke i friksuar barinjët të cilët ishin duke i kollotur bagëtittë. I bëj thirrje të të gjithë instutucioneve tona dhe kforit në Kosovë, që të ndërmarin masa dhe njëher e përgjithmo ti thojn stop hyrjes së xhandarmëris serbe në teritorin e Kosovesë”, ka thënë Foniqi.
Ai tutje thotë se xhandarmëria serbe po provokon duke u futur në territorin e Kosovës.
“Nuk e di pse i bëjnë këto provokime kur dihet shumë mirë se Karaqeva kufizohet me fshatin Breznicë dhe Muhoc e që këto dy fshatra janë të banuar me popullat shqipërare. Ky provokim i tyre kërkon konflikt dhe është për çudi që askush nuk kërkon mos provokimin e xhandarmëris serbe deri në përcaktimin e vijës kufitare”, deklaron Foniqi.
Banorët e Karaqevës po kërkojnë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, si dhe nga Kuvendi i Kosovës që bashkë me KFOR’in të kërkojnë nga serbët të mos futen në territorin e Karaçevës.
Kërkojmë nga kryeministri në detyrë i Kosovës dhe Parlamenti i Kosovës që urgjentisht në bashkpunim me KFORIN Amarikan që të kërkojnë nga pala serbe që të mos shkel tokën e Kosovës, deri në percaktimin e vijës kuftare sepse këndej kufirit me Kosovë dhe andej kufirit me serbi janë popullat e banuar me shqiptarë dhe nga ky konteks për mua provokim i rënd nga forcat serbe”, ka deklaruar Foniqi.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…